Plani i ri bashkiak/ Ndryshojnë linjat e transportit urban në Tiranë

0
2817

Është mbledhur sot Këshilli Bashkiak I tiranës ku është propozuar për ndryshime në disa linja.

Pjesë e planit është edhe ndryshimi I disa stacioneve në linjat më kryesore në qytet si: Unaza, Tirana e Re, Kombinat-Kinostudio. Veliaj tha se do shtohet linja Selitë­-Kristal­-Qendër-St.Trenit­-Allias; Sauk-­Kopshti Zoologjik­-Ish St.Trenit dhe ajo e Kasharit. Pjesë e planit është dhe ndryshimi i disa prej stacioneve në linjat më kryesore në kryeqytet si: Unaza, Tirana e re dhe Kombinat­-Kinostudio.  Sipas projektit bashkohet linja ish­-Kombinati i Autotraktorëve-­Institut. Linja e Laprakës do të funksionojë në formë unazore deri në Ish-Kombinatit.

Linja e re Ish-st.i Trenit­-Sauk­-Sanatorium do zgjerohet. Linja Qyteti Studenti­-Jordan Misja” do t’i shtohen disa stacione. Linja Porcelan do të ketë një shtrirje deri në Linzë. Linjës Uzina Dinamo­-Sharrë do ndryshojnë stacionet. Linjës Kombinat­-Kinostudio do t’i ndryshojë numri i stacioneve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here