Reali bëri gati 200 milionë euro për Coutinhon para se braziliani të arrijë marrëveshje me Barcelonën

0
122

Reali ishte i gatshëm të ofrojë deri në 200 milionë euro për ta transferuar Philippe Coutinhon në “Santiago Bernabeu”.

Philippe Coutinho tashmë është i Barcelonës. Ai u transferua nga Liverpooli për 160 milionë euro, duke nënshkruar kontratë pesë vite e gjysmë me klubin spanjoll.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, para se Coutinho të arrijë marrëveshje për transferimin në Camp Nou, Reali ishte i gatshëm të ofrojë deri në 200 milionë euro për shërbimet e brazilianit.

Mundo shkruan se nuk është e qartë nëse Los Blancos po tentonin ndoshta vetëm të rrisin çmimin që rivalët e tyre të heqin dorë nga magjistari brazilian.

Qëllimi nuk u arrit, Coutinho sot prezantohet te Barcelona dhe të gjithë tani kanë hedhur sytë nga katalunasit duke parë skuadrën e fuqishme që kanë krijuar me transferimet edhe të verës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here