Rudina Xhunga largohet nga Vizion Plus

0
257

Rudina Xhunga, autore dhe moderatore e emisionit “Dritare” në Vizion Plus, largohet nga televizioni ku punoi për mëse 2 vjet.

Lajmi është botuar dhe në portalin Dritare.net, një gazetë online e bashkëthemeluar nga Rudina Xhunga me bashkëshortin, Dritan Hila.

Xhunga ka nisur të drejtojë një emision televiziv të prime time në RTSH, në vitin 1998.

Prej 20 vjetësh interviston figurat kryesore politike në vend dhe rajon, si edhe i ka lënë një vend të madh diasporës, turizmit, filozofëve e shkrimtarëve nobelistë, duke e shndërruar studion e saj në një studio globale.

Ndërkohë Vizion Plus i është bashkuar Sokol Balla i cili pritet të drejtojë një emision të ri  të quajtur “Real Story”, ndërsa njëkohësisht mësohet se ai do jetë edhe drejtor informacioni në këtë televizion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here