Superprodhimi/ Nafta vazhdon rrokullisjen, heqja e sanksioneve ndaj Iranit nxit rënien

0
124

pus-nafteÇmimi i naftës pësoi një tjetër rënie duke zbritur nën kuotën e 28 dollarëve për fuçi në mesin e shqetësimeve se heqja e sanksioneve ndaj Iranit do ta thellojë akoma më shumë problemin ekzistues të mbiprodhimit. Nafta bruto Brent, e përdorur ndërkombëtarisht si njësia e matjes së kuotimit të arit të zi, preku nivelin e 27,67 dollarëve, më i ulëti i regjistruar ndonjëherë që prej 2003-shit. Pas kësaj pati një rigritje duke u stabilizuar tek 28,17 dollarë fuçia. Heqja e bllokadës ekonomike ndaj regjimit të ajatollahëve nënkupton mbushjen e tregjeve globale me gjysmë milion fuçi naftë shtesë në ditë. Sanksionet e Perëndimit i ndalonin Iranit hedhjen e naftës së tij në tregjet ndërkombëtare. “Nga ky moment, eksportet e naftës bruto të Republikës Islamike është e qartë se do të rifillojnë dhe ne do të kthehemi në dëshmitarë të një tejngopjeje të re”, thotë Daniel Ang, analist i grupit Phillip Futures. Vendimi për heqjen e sanksioneve shtrënguese ndaj Teheranit u mor pas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, IAEA, sipas të cilës Irani i ka përmbushur detyrimet e marrëveshjes që synon t’i ndalojë atij prodhimin e armëve nukleare. Ai që Agjencia Amerikane e Energjisë e përshkruan si vendi i katërt për nga niveli i rezervave të naftës në botë, rrezikon tani të mbysë me naftë të re një treg edhe kështu të përballur me sasi të mëdha ari të zi, shkaku kryesor i kolapsit të çmimit me mbi 70% që nga mesi i vitit 2014. Dhe ekspertët thonë se Irani ka që tani rezerva shumë të konsiderueshme naftë për shitje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency