Këngëtari Dren Abazi njihet për hitet dhe vokalin e tij të veçantë. I pëlqyer nga publiku dhe veçanërisht nga vajzat, ai ngjall gjithmonë kureshtje për jetën e tij personale.
Dreni ka qenë pjesë e emisionit “Shiko kush Luan” në “Top Channel” dhe në një nga lojërat e zhvilluara duhej të zgjidhte se me kë nga vajzat e ekranit do të martohej. Midis fotografive të shumë personazheve femra, Abazi zgjodhi gazetaren sportive, Ilda Bejleri.
Këtë vit këngëtari ka patur 10-vjetorin e karrierës së tij, dhe me këtë rast, në dhjetor mbajti dy koncerte recitale në Tiranë.