Ryan Giggs mund të bëhet trajner i skuadrës angleze

0
157

 

Mark Hughes nuk është më trajneri i Stoke City. Fatale për 54-vjeçarin ishte humbja me rezultatin 2-1 në FA Cup ndaj skuadrës së kategorisë së katërt, Coventry.

Drejtimi i Hughes përkufizohet si i tmerrshëm, pasi Potters në 13 ndeshjet e fundit kanë fituar vetëm dy prej tyre. Aktualisht Stoke City renditet në vendin e 18-të me 20 pikë.

Në deklaratën zyrtare të klubit drejtuesit falenderuan ish-trajnerin për punën e bërë dhe i uruan atij suksese për të ardhmen.

Menjëherë pas këtij vendimi klubi është vënë në kërkim të një trajneri të ri, ku më i favorizuari, sipas mediave angleze, është Ryan Giggs.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here