Greqia tërheq rusë e kinezë, pasaportat në shitje…

0
235

Tregu i pasurive të paluajtshme në Greqi gjatë muajve të fundit ka regjistruar një rritje të ndjeshme të interesit të individëve nga dy grupe kryesore kombësie: atyre nga Rusia dhe nga Kina. Një nga investitorët është edhe Georgi Kahmazov, shefi ekzekutiv i një platforme real-estate, i cili po blen shumë prona në Athinë. Së fundmi, Tranio.com ka blerë një ndërtesë në kryeqytetin grek dhe është në negociata për blerjen e pesë të tjerave, për t’ua shitur më vonë investitorëve ndërkombëtarë.

Për Kahmazov, oferta e shitjes është e qartë: të blesh prona në Greqi mund t’i japë një investitori një të ashtuquajtur “viza të artë” në vend, e cila i lejon hyrjen në pjesën më të madhe të Europës. Gjithashtu, tregu i pasurive të paluajtshme në Greqi pritet të ringrihet, duke bërë që blerësit të fitojnë para nga transaksioni i tyre. “Tregu në Greqi është një nga të paktët në Europë që nuk është rimëkëmbur pas krizës ekonomike të vitit 2008”, thotë Kahmazov, i cili shprehet se çmimet në Spanjë, Portugali, Irlandë, Portugali, Poloni dhe Hungari po i drejtohen niveleve para krizës, për shkak se në Europë ka likuiditet të lartë. Të dhënat e Bankës së Greqisë tregojnë se çmimet e apartamenteve mbi 5-vjeçare në Athinë ranë me 45% nga Qershori i 2008-ës në atë të 2017-ës. Me një çmim mesatar për metër katror në rreth 2846 euro, gati 1 mijë euro më i ulët se në Portugali, Greqia është vërtetë tërheqëse për blerësit.

Teksa investitorët kryesorë mbeten rusët, ka edhe plot kinezë, turq e arabë që duan të përfitojnë nga hyrja e lirë në zonën Schengen të Bashkimit Europian. Skema për lejeqëndrimin për investime, nis nga çmimi 250 mijë euro, ndërsa në Portugali kërkohet një investim prej të paktën 350 mijë eurosh, kur një pronë është mbi 30-vjeçare. Nga viti në vit, kërkesat për prona në Greqi nga blerësit kinezë u rritën me 159% për tremujorin e tretë dhe lejeqëndrimi është pikërisht arsyeja kryesore për të investuar. Nga viti 2013, deri në Tetor 2017, Greqia dha 2053 viza të arta, ku investitorët kinezë përbënin 43% të tyre. Në vendin e dytë renditen rusët me 18.6%, ndjekur nga fqinji Turqia me 8.4%. Nga ky program vizash Greqia ka mbledhur rreth 513 milionë euro në investime të huaja. Sakaq, firmat ruse dhe kineze të real estate shprehen se hapi i radhës është marrja pjesë në ankandet e bankave, për të blerë pronat direkt prej tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here