‘Kryeprokurori’, Petrit Vasili: Kështu si Edi Rama e nisi edhe Hitleri…!

0
175

‘Kryeprokurori’, Petrit Vasili: Kështu si Rama e nisi edhe Hitleri…

Petrit Vasili, i ftuar në 45 minuta nga Denis Minga në Report Tv, ka komentuar denoncimin e Erion Braçes sot në Kuvend, i cili tha se Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga ministri i LSI, Edmond Panariti, i ka dhënë familjes së Klement Balilit 100 ha tokë me qira.

Sipas numrit dy të LSI, kjo është një çështje mes PS-së dhe Edi Ramës. Ai tha se përgjigje duhet të japë kryeministri i cili ka firmosur kontratat me vendim qeverie për t’i dhënë familjarëve të Balilit tokat në Delvinë.

Është një çështje e ngritur nga PS, për të krijuar një fokus të ri, në betejë artificiale të re dhe akuza të reja. Kontrata e qirasë nuk është e ministrisë së Bujqësisë, por vendim i Qeverisë, i firmosur nga Rama dhe me zbatues Ministrinë e Bujqësisë. Autoritetin për të marrë një vendim të tillë e ka qeveria shqiptare. Mendoj se janë dhjetëra kontrata qiraje për toka të cilat nuk janë shfrytëzuar për t’u zhvilluar. Ka një ligj antimafia që mund të sekuestrojë të gjitha pronat. Qeveria nuk mund të zhbëjë vendimet që ka marrë vetë. Kjo është një çështje mes PS dhe Edi Ramës. Ka një komendi që e zhvillon një deputet i vogël i PS që aspiron të kishte një vend në ministri…këto janë komedi të PS-së në qeveri. Një pronë u tha sot se ia ka dhënë Lulzim Basha, një tjetër Edi Rama, tani doni me patjetër të përfshini edhe LSI-në? Le të përgjigjet Edi Rama për këtë”, tha Vasili.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili e cilëson puç Kushtetues procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri. Vasili tha se maxhoranca po kryen “grusht shteti” pa armë ndaj institucioneve dhe shtetit, të njëjtën rrugë, që siç tha ai, e ndoqi edhe Hitleri. “Jemi përpara një grushti shteti pa armë. Edhe Hitleri pa armë e rrëmbeu Parlamentin, shtetin, pastaj rrëmbeu armët”, tha Vasili.

Ai shtoi se autorët e këtij puçi do cilësohen puçistë dhe do akuzohen për tradhti kombëtare nëse zgjedhin Kryeprokurorin sipas procedurës së nisur nga Kuvendi. Sipas tij, Kushtetuta nuk parashikon zgjedhjen e një Kryeprokurori të Përkohshëm. “Është puç kushtetues. Procedura e ndjekur nga komisioni i ligjeve, dëgjesat e zhvilluara janë të paligjshme. S’ka asnjë nen kushtetues që të parashikojë këtë gjë. Nëse do vazhdojnë është dita e fundit kur në Shqipëri flitet për shtet ligjor. 60% e Kushtetutës ndryshoi në vitin 2016. Është një kushtetutë e mbështetur nga SHBA dhe BE të cilët e thanë haptaz konsiderojeni si kushtetutën tonë dhe kjo kushgtetutë dhunohet ditën për diell. Reagimi do jetë shumë i fortë. Ky prokuror do refuzohet të njihet nga ne dhe të gjithë shqiptarët. Ata që do ta konsiderojnë këtë do jenë puçistë të cilët do akuzohen për tradhti kombëtare. Çfarë do i mbrojë ligjit ky Kryeprokuror i cili ka ardhur në detyrë në shkelje me ligjin”, tha Vasili.

“Shefi i EURALIUS u shkarkua për inkompetencë”
Vasili vuri në pikëpyetje edhe ekspertizën e EURALIUS dhe OPDAT, pasi theksoi se shefi i këtij misioni në Tiranë u shkarkua për mungesë kompetence. “Rene Deville u shkarkua për inkompetencë. Isha ministër Drejtësie kur ai u shkarkua nga detyra“, tha Vasili, ndërsa duke komentuar deklaratat e ambasadorëve Lu e Vlahutin tha se “përgjegjëse për këtë çështje janë institucionet shqiptare”. “Nuk e përcaktojnë ambasadorët, por e parashikon Kushtetuta shqiptare”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here