Tuna direkt nga materniteti (FOTO)

0
300
Kohët e fundit këngëtarët më “big” të muzikës shqiptare, si Altuna Sejdi (Tuna) dhe Elvana Gjata, janë përfolur në media se janë shtatzëna.

Do donim shumë në fakt që të tilla lajme të ishin të vërteta, por ja që nuk është kështu. Elvana Gjata ka postuar mbrëmë një video në Snapchat ku dukej më elegante se kurrë, ndërsa Tuna ka vijuar sot të provokojë me postimet e saj në rrjetet sociale.

“Zogu” ndodhet në studiot e labelit Threedot’s ku na përshëndet pikërisht me një nga kompozitorët më të njohur dhe të dashur, Flori Mumajesin. Ndër të tjera ajo ka postuar edhe një status në Facebook, ku shkruan: “Materniteti i muzikës”…

Mesa duket “materniteti i muzikës” dhe pikërisht Mumajesi ( të cilin e kanë përfshirë gjithashtu në lajmet e shtatzënisë) është duke i përgatitur këngëtares së hitit “Fenix”, projektin e radhës që me siguri do të jetë një projekt nga ato që mbahen mend gjatë.

Por le të presim edhe pak… /Blitz.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here