Laprakë, Kosova: Vendos për atë që ti beson, votën mos e ço kot

0
191

halim-kosovaKandidati demokrat i Tiranës, Halim Kosova, premtoi nga Lapraka se do të jetë një menaxher në krye të Tiranës, duke i siguruar kryeqytetasit se fondet e tyre nuk do të shpërdorohen, por do të vihen në funksion të përmirësimit të qytetit.

“Ato që kam vënë re unë këto ditë kanë qenë: sa më të mëdhaja hallet tuaja, aq më e madhe shpresa për fitore. Jam shumë i bindur që kemi shumë për të bërë”, u tha Kosova banorëve të  Laprakës.

Ndërsa në Njësinë Nr.9, Kosova iu drejtua pjesmarrësve me këto fjalë: “Shifi të gjithë kandidaturat dhe vendos për atë që ti beson votën mos e ço kot. Se po e le në shtëpi, e ke çuar kot . Hidhe diku, aty ku beson”, tha Kosova.

Halim Kosova shprehu bindjen në fitore më 21 qershor, ndërsa theksoi se puna me qytetarët e Tiranës do të nisë më 22 qershor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here