Don Xhoni ju bën një premtim fansave dhe gjithë armiqve të tij

0
169

Sot bëhet 1 vit nga koha kur emri i Don Xhonit u bë shumë i njohur në industrinë muzikore. Brenda këtij viti, Don Xhoni ka arritur shumë suksese në karrierën e tij.

Vetëm me një fressstyle në “Gjoni Black Entertainment”, Don Xhoni ka thyer rekord shikueshmërie në TikTok duke arritur 312 milionë shikime. “Make a pose” u kthye shumë shpejt në një hit ndërkombëtar dhe në sfidën më të madhe në TikTok.

Me rastin e këtij momenti të rëndësishëm në karrierën e  tij, Don Xhoni ka shkruar një mesazh të gjatë për gjithë fansat e jo vetëm.

Don Xhoni premton se fansat do të vazhdojnë të dëgjojnë shumë projekte prej tij, pavarësisht se bën pjesë në një industri, që ai e cilëson si të fëlliqur.

Postimi i plotë i reperit

Sot eshte ni dite e madhe per mu, eshte 1 vjetori (19 Prill 2020) kur karriera jem e mori drejtimin e duhur t’asaj qe une kom punu me vjet me arrit te kjo dite.

Jom shume i lumtur qe po e shoh progresin tem kaq t’shpejt qe e kom bo pergjate ketij viti te pare t’karrieres tem, ani pse ka qene dhe vazhdon t’jete ni kohe shume e rende per industrine e muzikes (dhe shume industri tjera patjeter) per shkak te pandemise, une prap motivin edhe vullnetin n’pune e kom komplet njejte, asnihere si kom kalkulu t’hyrat qe i kom hup vazhdimisht tu nxjerr kaq shume projekte qe ne nji situate normale kishin me u shpagu shumefish.Faleminderit Zot qe ma ke jep mundesine me tregu ata qe di me bo ma s’miri, faleminderit krejt juve qe po m’jepni arsyeje pse duhna me bo muzike t’mire edhe pse mos mu nal asnihere..

Eshte pak e pabesueshme qysh per 1 vjet kom mrri me kane n’kete pozicion, por une po ju thom qe edhe pse ka ndodh kaq shpejt, s’kom perdor kurfar ‘ashensori’, kom mrri me ‘shkalle’ ktu edhe me hapa stabil, tjeret munden me e pa si kulminacionin e karrieres tem, po per mu eshte veç fillimi edhe padyshim ma e vogla prej asaj çka une muj me dhane, kto qe i kom nxjerr jone ni numer shume i vogel prej numrit qe kom prodhu pergjate ketij viti, e mos ta menoj fare t’asaj ça kom n’menje.

Kshtu qe rrini gati, kom me jep shume, nuk kom mu ndiku n’asnji faktor qe me e ndal prodhimin e muzikes, pa marr parasysh situates, ju keni me vazhdu me ni shume sene, e sa i perket kesaj industrie t’flliqt e plote njerzve qe jane t’involvum ktu, Xhonin e mahalles kurr s’keni me flliq.

BIG DON XHONI UN JU DUA JU E DINI HEHE❤️.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here