Aksidenti në Skrapar, gazetari: Ministria refuzoi të ngrinte helikopterin …

0
116

Banorët dhe policia e Skraparit shpëtojnë të aksidentuarin në Kanionin e Osumit.

Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar edhe refuzimin nga ministria e Mbrojtjes dhe e Shëndetësisë për të dërguar një helikopter me pretendimin se ishin plotësuar orët e fluturimit dhe nuk mund të ngriheshin në ajër.

Mesazhi i gazetarit Artan Hoxha:

Diten e diele paradite, rreth ores 10:00, nje automjet Benz Mercedes me portobagazh, i drejtuar nga nje qytetari Alban Hasanllari, eshte rrezuar nga nje lartesi prej 80 metrash direkt ne Kanionin e Osumit.

Ngjarja ka ndodhur ne hyrje te ures se Blezenckes, ne aksin rrugor Prishte-Çorovode, ne krahun e majte te rrjedhes se lumit Osum.

Drejtuesi i automjetit, e ka humbur kontrollin ne dishezen ne hyrje te ures dhe ka rreshqitur nga nje lartesi prej 80 metrash direkt ne shtratin e lumit Osum, qe ne kete stine te vitit per fat te mire ka prurje te ulta te ujit.

Ura e Blezenckes, qe ndodhet ne afersi te fshatit me te njejtin emer, ngrihet ne pjesen me te ngushte te kanionit te Osumit, ne nje lartesi prej 80 metrash nga shtrati i lumit dhe eshte ndertuar ne fillimin e viteve ‘70. Pavarsisht rrezikshmerise qe ka vet ura per shkak te pozicionit ku eshte ndertuar dhe rruga ne dalje te ures ndertuar ne nje shpat shkembor ne drejtim te fshatit Blezencke, per 50 vite nuk mbahet mend qe aty te kete ndodhur ndonje aksident.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here