‘Burg për jetë’ për David Qosen, vrasësin e policit të FNSH në Torovicë

0
126

Prokuroria ka kërkuar sot dënimin me burg për jetë për David Qosen, i cili është i akuzuar për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Ardian Kodra në gusht 2016 në Torovicë të Lezhës.

Vrasja e Kodrës ndodhi pasi David Qosja, i vetëm në banesë, shkrehte automatikun në ajër duke terrorizuar fshatin. Forcat e FNSH rrethuan banesën dhe i kërkuan të dorëzohej, por ai qëlloi ndaj tyre duke vrarë shoferin e automjetit të FNSH, Ardian Kodrën.

Gjyqi për David Qosen është shtyrë disa herë, pasi u pretendua se ai nuk ishte mirë nga ana mendore, por mjekët që e diagnostikun, deklaruan se ai ishte i aftë mendërisht.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here