“Krijimi i partive të reja”/ Gjekmarkaj: Nevojë për karrierë e disa individëve, ndihmojnë pushtetin jo opozitën

0
164

Iniciativat për parti të reja në vend, atë të Myslim Murrizitd he Rudina Hajdarit, analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në “Open” i ka cilësuar si “nevojë për karrierë e individëve të caktuar”.

Gjekmarkaj tha se këto parti, më së shumti ndihmojnë maxhorancën të qëndrojë në pushtet, se sa opozitën.

“Në një vend demokratik është e pakontestueshme e drejta e kujtdo për të krijuar parti, por çështja është se të gjithë këta individë, fare mirë mund të krijonin një, se janë të gjithë të dalë nga PD.

Këto forca që janë krijuar sot, janë më shumë për t’ju gjetur rrugë individëve të caktuar për të vijuar karrierën e tyre politike. Nuk mendoj që përfaqësitë e djathta të kërkojnë parti të reja. Më ngjanë se janë më shumë parti që ndihmojnë pushtetin të qëndrojnë në pushtet, se sa opozitën”, tha Gjekmarkaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here