Parandalohet ‘grabitja e shekullit’ nga një shqiptar dhe një italian në Gjermani

0
164

Mediat gjermane shkruajnë me të madhe lidhur me parandalimin e “plaçkitjes së shekullit” që ka ndodhur të hënën në Koblenz. Plaçkitja ishte planifikuar të bëhej me me armë automatike (kallashnikovë) ndërsa objekt i saj ishte një transport parash në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë. Protagonist i aktit të dyshuar është një shtetas shqiptar nga Italia, transmeton albinfo.ch. Ai është arrestuar të hënën pas një kontrolli të kryer në regjionin Neuwied. Bastisja ishte bërë me një fletarrest të Europolit.

I dyshuari aktualisht po mbahet në arrest në nga burgjet e landit dhe pas kësaj e pret ekstradimi në Itali, ka njoftuar Prokuroria e Përgjhithshme e Koblenzit agjencinë gjermane te lajmeve DPA. Veç shqiptarit, i dyshuari tjetër është një shtetas italian me qëndrim në Gjermani, i cili, pas marrjes në pyetje është lëshuar në liri.

Sipas mediave italiane, plaçkitësit donin të sulmonon me pushkë automatike transportuesin e blinduar i cili transporton disa milionë euro.

Në bastisjet tjera që ka ndërmarrë policia në Gjermani dhe në Itali, janë arrestuar 15 persona.

Banda, pjesë e të cilëve besohet të jenë dy të dyshuarit, ka plaçkitur disa herë makinat që transportojnë paratë, në Itali

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here