Studentët bllokojnë “Zogun e Zi”, ja çfarë paralajmërojnë…

0
149

Që prej orës 15 studentët janë vendosur te rrethrrotullimi i Zogut të Zi, kjo ka qenë forma që ata zgjodhën për të përshkallëzuar protestën dhe për të kërkuar plotësimin e 8 kërkesave të parashtruara.

Studentët vendosën sot të bllokojnë 3 rrugët kryesore të kryeqytetit dhe thanë se ata do ta bëjnë këtë gjë deri në momentin që qeveria të vendosi të plotësoj 8 kërkesat e vendosura që në ditën e parë të protestës dhe sipas tyre ata janë të panegociueshme.

“Kryeministri po na tall”, u shpreh  njëri prej tyre.

“Do të protestojmë kudo. Do protestojmë tek Zogu i Zi, tek kryeministria dhe në akse kryesore, do e bllokojmë Tiranën”, u shpreh njëri nga studentët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here