Një tërheqje vëmendje për Blendi Klosin

0
284

Nga Silva Caka

Dje, gjatë një takimi, Z. Klosi bazuar në një shqetësim të drejtë, të ngritur nga një volejbolliste e ekipit të qytetit të Kuçovës, është shprehur se “do të organizojnë një lojë proteste në rrugë, ku ai do të jetë pjesë e kësaj loje protestë, me qëllim ‘tërheqjen e vëmendjes’ dhe rritjen e ndërgjegjësimit, se terrenet sportive për të rinjtë nuk janë kërkesa luksi”.

Parimisht, unë jam shumë dakord me Z. Klosi dhe njësoj si ai mendoj që terrenet sportive për të rinjtë jo vetëm që nuk janë kërkesa luksi, madje në qytete të tilla, ku mundësitë e të rinjve për argëtim dhe zhvillim potencialesh janë minimale, duhet një ndërhyrje urgjente nga çdo instancë shtetërore, vendore apo qendrore, për të ndërtuar këto ambjente.

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e këtyre terreneve janë kompetencë e bashkive dhe bashkia e Kuçovës deri përpara zgjedhjeve që lamë pas, nuk ka ndërtuar asnjë terren të ri sportiv.

Me të drejtë shumëkush do të pyesë pse?

Të bëj me dije Z. Klosi (edhe pse e di që ti e di), se Bashkia e Kuçovës është një nga bashkitë më të diskriminuara përsa i përket investimeve. Arsyen besoj e dini më mirë se unë!

Çdo vit buxhetor, që prej vitit 2015, në ndarjen e fondeve të tepsisë vendore, deputetët aktualë të këtij qarku, por edhe ju që kishit në plan të kandidonit në këtë qark, u kujdesët maksimalisht që shumica e fondeve t’i shkonte bashkive “tuaja”. Bashkia e Kuçovës ishte e “atyre të LSI-së” dhe sigurisht, në gjykimin tuaj nuk meritonte të merrte fonde.

Ju kujtoj, që nga shtatori i vitit 2015 e deri në fundin e vitit 2016, Bashkia e Kuçovës ka dorëzuar 37 projekte për të përfituar investime, në kuadër të të ashtuquajturës “Rilindje Urbane” dhe nga qeveria ka marrë 0 (zero) Lek për investime. Kjo 0 (zero) ka qënë po aq e madhe sa ajo që morrët në Trieste!

Bashkia e Kuçovës, ka investuar për ruajtjen e traditës së mirë sportive të këtij qyteti, por ka investuar nga fondet e veta, rreth 10.000.000 Lek. Këto fonde siguruan:
– ngjitjen në Kategorinë e Parë të Ekipit të Futbollit “Naftëtari”;
– shpalljen Kampion Kombëtar të Ekipit të Shahut “Naftëtari; si dhe
– mirëmbajtjen e 2 terreneve sportive në Kuçovë dhe 1 terreni sportiv në njësinë administrative të Kozares.

Shumë më shumë duhet të kishin bërë… nëse deputetët tuaj nuk do t’ia mohonin fondet!

Të vetmet fonde që ka marrë kjo bashki, kanë patur si destinacion investimet minimale dhe jetësore për banorët, pa të cilat vështirë se do të mbijetonte ky qytet. Nuk janë investime as pagat e punonjësve të bashkisë, as rikonstruksionet minimale të rrugëve rurale e as rikonstruksionet e kopshteve, çerdheve, shkollave apo fondet për zjarrfikëset.

Investime janë ato 8 milionë € që çuat në Urë Vajgurore, meqë ishte bashkia “juaj” dhe meqë drejtuesja e bashkisë ishte “shoqja” juaj. Për këto duhet të interesohesh Z. Klosi, ku kanë shkuar gjithë këto para, të cilat janë shumë për një bashki si ajo e Urës Vajgurore, që nuk krahasohet as për nga popullsia, as për nga resurset e as për nga nevojat për investime, me bashkinë e Kuçovës.

Të vetme fonde që përfitoi Bashkia e Kuçovës me destinacion sportin janë 22.000.000 Lek, që qeveria e lëshoi dorën pak javë përpara zgjedhjeve, me qëllim justifikimin tek banorët, që kishit bërë “diçka” për sportin.

Megjithatë, sjellja e këtyre fondeve, u pasua me presion dhe mbyllje të disa bizneseve nga ekipi juaj elektoral në këtë bashki, pasi mesa duket ju pëlqen të zbatoni parimin “merr nga një xhep e fut në tjetrin”. Bëni sikur investoni për sportin dhe nga ana tjetër shkatërroni biznese. Mundem edhe të t’i përmend se cilat biznese keni mbyllur, por kam frikë se do të hakmerreni përsëri ndaj tyre, duke i futur bizneset e administratorët e tyre në të famshmet “lista të zeza”, me qëllim që t’i kërcënoni, t’u vendosni gjoba e t’i rripni, siç e keni zakon të bëni me të gjithë ata që nuk janë rilindas.

Prandaj, miqësisht të sugjeroj, që përpara se të artikulosh fjalën protestë në një bashki si ajo e Kuçovës, të jesh siguruar mirë që ke bërë perpjekjet minimale për të përmirësuar situatën për të cilën proteston.

Me të mira e me të lehta, se vështirë do t’a keni me këto bashkitë që doni të rimerrni

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here