Shkurtimi i buxhetit shëndetësor/ Tritan Shehu: Shqipëria me financimin më të ulët në rajon

0
133

Qeveria miratoi në datën 29 Korrik 2022, Aktin Normativ nr. 12, për ndryshimin e Plan Buxhetit të vitit 2022. Ky Akt Normativ është i dyti me ndryshime në Buxhetin e Shtetit për 2022.

Në të dy ndryshimet e bëra për Buxhetin e Shtetit, Qeveria ka planifikuar tkurrje apo thënë ndryshe, shkurtime të shpenzimeve për katër Programet e Sektorit Shëndetësi.

Buxheti i miratuar në 29 Korrik shkurton me 5% buxhetin e Shëndetësisë.

Tritan Shehu, deputet i Partisë Demokratike i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ tregoi më shumë për shkurtimin e këtij buxheti teksa u shpreh se shëndetësia në Shqipëri ka financimin më të dobët në të gjithë rajon.

“Këto ndryshime janë bërë në fund të korrikut në momentin kur parlamenti ishte mbyllur dhe njerëzit ishin nbë lëvizje dhe me pushime. Pikërisht gjetën një moment jashtë vëmendjes.

Unë do sqaroj diçka edhe me këto shpenzime edhe pa to, financimi i shëndetësisë është më i ulëti në rajon dhe më i ulët se Kosova.

Medikamentet menaxhohen në mënyrën abuzive që mund të egzistojë. Në Shqipëri kemi një numër medikamentesh që quhen esenciale prej rreth 430 substanca që kanë një nivel shumë të ulët rimbursimi.

Ku realisht në të gjitha vendet evropiane rimbursimi është për 85 përqind të medikamenteve që egzistojnë.

Pra kemi përveç kësaj edhe medikamente që ijnë nga vende të origjinës jo të sigurtë. Sepse këta zotërinjtë e rilindjes në vitin 2014 e ndryshuan ligjin e medikamenteve dhe i hapën rrugë në Shqipëri importit të medikamenteve të pa certifikuara”, u shpreh Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here