Isa Sakja nis nga puna në Bashkinë e Kavajës, ja mesazhi i parë i tij

0
174

Isa Sakja, i zgjedhur kryetar i Bashkisë së Kavajës më 25 qershor, ka marrë sot zyrtarisht detyrën. Ai garoi si kandidat i demokratëve në zgjedhjet e pjesshme. Pas këndimit të himnit kombëtar, ai ka mbajtur një fjalim të shkurtër para Bashkisë, ku ishin të pranishëm dhjetëra qytetarë.

“Asnjë lloj ndasie politike, racore, fetare, nuk do tolerohet në sjelljen ndaj qytetarit, sikur ka ndodhur deri më dje. Ashtu siç kam theksuar edhe në fushatë, administrata e Bashkisë do të jetë 24 orë në shërbimin tuaj e përulur ndaj çdo shqetësimi dhe halli të tij”, tha Sakja.

Sakaq, ai shtoi, “unë jam besimplotë se me punë dhe nëpërmjet punës do ndërtojmë një jetesë më të mirë për familjet kavajase, një qytet më të banueshëm, më të dashur për rininë dhe të moshuarit. Unë pres nga anëtarët e Këshillit Bashkiak që marrëdhënia jonë të jetë bashkëpunuese, në dobi të qytetit dhe qytetarit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here