Qeveria ‘Rama 2’, kush janë ministrat që do të vazhdojnë të mbajnë postin. Ja emrat

0
460

Edi Rama i fitoi zgjedhjet me 74 mandate dhe në shtator do të formojë qeverinë e re. Ajo çka mbetet mister është kabineti Rama 2. Tashmë kanë nisur të përfliten ministrat e rinj që do të drejtojnë dikasteret e Ramës.

Pak ditë më parë është bërë me dije se do të ketë edhe ndryshime të vetë ministrive, duke u shkrirë dy ministri në një, apo krijimi i ministrive të reja.

Një ndër emrat e pothuajse të konfirmuar nga vetë Rama është ai i Fatmir Xhafaj, i cili do të drejtojë sërish Ministrinë e Brendshme. Po ashtu edhe Arben Ahmetaj pritet të rikonfirmohet në Ministrinë e Financave.

Ndërsa në Ministrinë e Transporteve përflitet se mund të kalojë Damian Gjiknuri, i cili deri më tani mban pozicionin e ministrit të Energjetikës. Ogerta Manasterliu përflitet se do të jetë përsëri Ministre e Shëndetësisë duke qenë se ka pak kohë në këtë detyrë pas shkarkimit të Ilir Beqajt, ndërsa tek Mirëqenia Sociale pritet të rikthehet kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, Olta Xhaçka, e cila zëvendësoi Blendi Klosin në këtë detyrë.

Po ashtu, pritet të mos ketë surpriza edhe në Ministritë e Mbrojtjes dhe të arsimit ku priten të rikonfirmohen Mimi Kodheli dhe Lindita Nikolla. Por ditët e fundit ka filluar të përflitet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për një post ministror. Bëhet fjalë për ministrinë që pritet të krijohet për të mbuluar legalizimet dhe pronat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here