Trafiku i drogës/ U kap nga policia italiane, lirohet nga gjykata shqiptare shoku i Elton Çiçës

0
198

Andrea (Renato) Çaushi nuk ka kaluar më shumë se një muaj në burg pas arrestimit për trafik droge me urdhër të Prokurorisë italiane dhe shqiptare. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për personazhin e dyshuar, e akuzuar nga Prokuroria si një nga kultivuesit e drogës në jug të Shqipërisë.

 

 

Burime nga Prokuroria konfirmuan dje se janë në dijeni të lirimit të personit në fjalë, por thanë se nuk kanë ende një shpjegim nga Gjykata në lidhje me arsyetimin e një vendimi të tillë.

Mësohet se pas lënies në fuqi të arrestit në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka qenë Gjykata e Apelit ajo e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit, duke hequr ndaj tij masën e arrestit me burg.

Në ditët e para të qershorit 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e shtetasve Andrea (Renato) Çaushi, i cili u kap në një automjet të blinduar në të njëjtin aksion ku u prangosën dhe Andrea Mita, Kasem Pilurin, Altin Rramolli, të akuzuar në vazhdim të procedimit të nisur gjatë aksionit “Laguna e Vilunit”.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Shkallën e Parë, i la në burg pa afat me akuzën për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve në bashkëpunim më shumë se një herë. Por, Apeli mësohet se e ka shfuqizuar këtë masë për rastin e Andrea (Renato) Çaushit, i cili mësohet se ka edhe aktivitete biznesi ndërsa dyshohet si organizator e financues i aktivitetit kriminal.

HETIMI
Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është koordinuar muajt e fundit edhe me autoritetet e Prokurorisë italiane, që kanë sjellë prova e informacione në lidhje me faktin se biznesmeni Çaushi furnizonte rregullisht me kanabis dy familje në zonën e Sicilisë, në Itali. Hetimi i zhvilluar prej më se dy vitesh ndaj Çaushit, ka evidentuar të dhëna që tregojnë se ai ka pasur një miqësi të afërt me Elton Çiçën, person i vrarë në maj 2016, në Tiranë, në një atentat me armë brenda lokalit ku po qëndronte.

Gjatë aksionit antidrogë të kryer me urdhër të Prokurorisë, më- sohet se Policia ka arrestuar edhe shtetasit Andrea Mita, Kasem Pilurin dhe Altin Rramollin. Ata akuzohen për një rast të ndodhur në vitin 2016, kur një ngarkesë rreth 600 kilogramë kanabis u kap në zonën e “Lagunës së Vilunit”, para se të nisej për trafikim drejt Italisë. Shtatë persona të tjerë mendohet se kanë qenë pjesë e këtij hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në një prej rasteve kur kjo linjë e trafikut ka tentuar të kalojë drogë drejt Italisë.

Ata janë dënuar në vitin 2016. Referuar vendimit të shpallur, të pandehurit Mikel Hoxha, Ervis Sulo dhe Indrit Rraja u dënuan me nga 12 vjet heqje lirie. I pandehuri Mirjan Vitaj u dënua me 11 vjet burg, ndërsa të pandehurit Leonidha Dhimojani, Alfred Syli dhe Kristjan Çokaj u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie. /Panorama/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here