DOKUMENTET/ Jo vetëm shkarkim, sa vite burg rrezikon kandidati i Ramës?!

0
160

Partia Demokratike ka bërë publike sot dokumentet zyrtare nga Prokuroria e Përgjitshme, në lidhje me kandidatin e Ramës në bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku.

Nga hetimi i akuzës, është provuar se Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto janë i njëjti person. Jorgo Toto (Agim Kajmaku) ka qenë i arrestuar në Greqi dhe ndaj tij ka pasur një proces të hapur penal.

Por në formularin e dekriminalizimit, Kajmaku e ka fshehur këtë fakt, duke deklaruar se nuk ishte arrestuar ndonjëherë jashtë shtetit.

Por Interpol Athina ka konfirmuar se Kajmaku dhe Toto janë i njëjti person.

Pas provave, mësohet se nga njësia e dekriminalizimit do të bëhet kallëzim në prokurorinë e Tiranës dhe dokumentet do të dorëzohen në KQZ sipas ligjit për dekriminalizimin.

Pas këtyre hapave, për Agim Kajmakun do të hapet një tjetër hetim, për fshehjen e të dhënave. Sipas ligjit të dekriminalizimit, nëse një zyrtar fsheh të dhënat, përveç shkarkimit mund të dënohet deri në 4 vite burg.

Më poshtë keni dokumentet e bëra publike nga PD:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here