Ironia e fatit/ Qentë e rrugës, vazhdojnë jetën të qetë, njëri prej tyre kërkon shtëpi

0
265

 

Një problem që ka qenë dhe është një shqetësim për qytetarët, janë qentë e rrugëve. Si në qendër ashtu edhe në periferi, grumbuj të shumtë qensh ecin rrugeve te Tiranës pa u shqetësuar fare. Ata që shqetësohen për këtë fakt janë banorët të cilët ndjehen të rrezikuar nga prania e tyre. Miqësor në pamje të parë, por agresivë, nëse u afrohesh shumë. Ka pasur raste që qytetarë janë sulmuar nga qentë, por askush nuk merr masa për të zgjidhur një problem që është shumë shqetësues. Por problemi sjell problemin. Qentë e rrugëve nuk ushqehen nga pronarët sepse nuk kanë një të tillë, për këtë arsye ata mundohen që të gjejnë diçka në kosha të ndryshme. Kërkimi i tyre është shumë i rrëmujshëm dhe krijojnë një kaos rreth kazanëve. Problemi është shumë i madh dhe i pranuar nga të gjithë, por askush nuk interesohet për ta zgjidhur. Institucioni përkatës për të zgjidhur këtë problem ka harruar që duhet ta rregulloj situatën me qentë e rrugëve. Por ne kemi arritur që të kapim një foto të një qeni i cili fle jashtë një dyqani për shitje shtëpisë. Kjo tregon që dhe qeni i e ka kuptuar që nuk mund të jetoj më në rrugë dhe tashmë kërkon një shtëpi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here