Ish-shoku i skuadrës: Totti dëshironte të humbiste penallti në ndeshjen e fundit kundër Genoa-s

0
166

Francessco Totti nuk do të luaj më kurrë për AS Roma. 786 ndeshje, 225 gola dhe kapiten për një kohë të gjatë, ‘njeriu më i ftohtë në futboll’ theu zemrat e milionave njerëzve kur u përshëndet për herë të fundit në ndeshjen kundër Geanoa.

Karriera e tij fantastike mbi një çerekshekulli u mbyll në mënyrën më fantastike të mundshme para një “Stadio Olimpico” të tejmbushur, por ish-shoku i skuadrës te Roma, Juan Jesus, ka zbuluar diçka të pazakontë që Totti do të kishte patur dëshirë të bënte atë ditë.

Mbrojtësi brazilian ka rrëfyer se italiani kishte planifikuar të humbiste një penallti në ndeshjen e fundit kundër Genoa-s muajin e kaluar, raporton “SPORTBible”.

Pse? Sepse ai dëshironte të dërgonte topin tek mbështetësit e zjarrtë të Romës si një mënyrë falënderimi për mbështetjen që i kishin dhënë gjatë gjithë këtyre viteve.

Akt i një futbollisti klasi.

Në një intervistë në një radio në Brazil, Juan Jesus u shpreh kështu për ndeshjen e lamtumirës së Totti-t:

“Para ndeshjes së fundit, Totti na tregoi se nëse do godiste një penallti nuk do shënonte, por do t’a dërgonte topin tek tifozët.”

Në fakt takimi kishte një specifikë sepse në rast mos fitoreje Roma humbiste mundësinë për t’u kualifikuar direkt në fazën e “Champion League” dhe kjo do e “detyronte” Totti-n të godiste topin në portë. I pyetur rreth kësaj mundësie Jesus u shpreh shkurt: “dyshoj”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here