Rama lavdëron për herë të parë Berishën

0
237

Kryeministri Edi Rama nga Buçimasi i Pogradecit ka ironizuar sot Partinë Demokratike. Por teksa ka folur kundër Bashës ka përmendur edhe Sali Berishën. Për herë të parë dhe pse me humor, Rama ka vlerësuar ish-kryeministrin.

“E nisin (fushatën) që në mëngjes tek Bashkimi, dhe e mbyllin tek Arjan Çani, ku do shkoj unë sot. Merren me hallet e mia, po a nuk kanë halle vet?? “A ky është ai i asaj vërrës në ujë që s’bëri asgjë. Ky është ai i atij thesi”. Ju i njihni por kur flasin të marrin mendjen. Ishte mërzitur me mua për në Ersekë. Berisha i ka të tëra me një zero pas, i shton. Sa më shumë plaket, as më e madhe i duket Shqipëria. Ai ka ikur në shtëpi. Ky është më i miri që ka PD-ja. Luli që do i bëj të tëra. Kur donte të bëhej kryetar bashkie dilte me bukë në dorë. Ishte artist. Kur ndizet kamera është tjetër njeri. Me bukë në dorë dilte dhe thoshte kjo bukë ka brenda kosto, gjithë ato gjëra. Pati shumë njerëz që thanë ‘epo mirë bukën do e marrim nga ky’. U bë kryetar Bashkie”, pohoi Rama.

Mes të tjerash kryeministri nuk i ndali sulmet as për LSI-në, duke shtuar se kjo forcë e ka lëvizur timonin sa herë që kanë pasur nevoja personale. “Siç ka ndërmarr PS reforma që s’kanë mundur t’i marrin dot për vite. Të tjerët e kanë lëvizur timonin sa herë duan për nevoja personale. Do vendosim si do jetë Shqipëria në marrëdhëniet me botën, me Europën. Për të qenë pastaj më e respektuar si asnjëherë në arenën ndërkombëtare. Sa raste ka që njerëz që studiojnë jashtë duan të kthehen. Isha dje në Sarandë, edhe speciet e detit janë të ndara me parti. Edhe Vangjel Dule ka sardelet. Vihet tepsia përpara, në gjithë botën vihen para programet. Këtu tepsia. Duam kaq pjesë në det, kaq ministri, kaq drejtori. Kështu është”, theksoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here