INTERVISTA/ Kaçe: S’kam faj për Luksemburgun, ja pse zgjodha Plzenin

0
147

Është skuadra e tretë në karrierën e tij dhe me të pretendon të ketë sukses në Europa Ligë, përveçse që të fitojë titullin kampion në Çeki.

 

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Ergys Kaçe zbulon vlerën e kartonit të tij në klauzolë si dhe tregon skuadrat që ishin të interesuara për të gjatë merkatos. Mesfushori kuqezi flet edhe për aktivizimin e tij në miqësoren kundër Luksemburgut, pasi ishte ndëshkuar me Austrinë.

Pas shumë kohësh, u larguat nga PAOK…

Po, që nga viti 2004 kam qenë pjesë e kësaj skuadre. Në të gjithë këtë periudhë, kam luajtur vetëm një vit në kategorinë e dytë greke, në sezonin 20011-2012 me Anagenisi Epanomis. Që nga ajo periudhë, jam bashkuar me ekipin e parë të PAOK-ut.

Cili ka qenë momenti më i bukur në karrierë deri tani?

Goli ndaj Francës ka qenë pa diskutim momenti më i mirë në karrierë. Jo vetëm për faktin që i shënova me fanellën e Kombëtares një ekipi si Franca me anë të një goditjeje dënimi, por më së shumti që ai gol mjaftoi për fitoren.

Gjithashtu, një moment për ta veçuar në karrierë ka qenë edhe kur unë u bëra futbollist profesionist me PAOK-un. Së fundmi, FIFA ndëshkoi Shqipërinë për miqësoren me Luksemburgun ngaqë ju u aktivizuat pas një kartoni të kuq të marrë një ndeshje më parë…

Normalisht që të vjen keq për çdo humbje të shënuar, qoftë edhe kur vjen në një mënyrë të tillë me anë të vendimit të FIFA-s dhe është humbje në tavolinë

Kush ju tha që mund të luani?

Të jem i sinqertë, ka kaluar shumë kohë dhe nuk e kujtoj ekzaktësisht. Kujtoj vetëm që më thanë se mund të luaj dhe se nuk është problem që jam ndëshkuar, pasi kartoni në miqësore nuk llogaritej.

Ju vjen keq që jeni bërë shkaktar për një humbje?

Unë nuk bëra autogol… Gjithsesi, aktivizimi juaj ishte i ndaluar dhe kjo i kushtoi Shqipërisë humbjen në miqësore… E theksoj që nuk ka qenë faji im që jam aktivizuar. Nuk e di se kush e merr përgjegjësinë në staf, por di që më thanë se mund të luaj dhe për këtë arsye jam aktivizuar. Ne e fituam ndeshjen në fushë.

Si e arritët akordin me drejtuesit e PAOK-ut, për t’u larguar?

Është diskutuar shumë dhe nuk dua të flas për këtë.

Më lejoni të insistoj, e kërkuat ju apo jua imponuan?

Shikoni, më e mira për mua ishte që të luaja.

Për këtë, unë zgjodha një skuadër si Plzen. Kishit mundësi të tjera zgjedhjeje?

Po, di që kanë qenë katër skuadra. Emrat nuk mund t’jua them, por ishin disa në Portugali dhe unë preferova që të luaja në Europa Ligë. Madje, Plzen ishte në fazën ‘play off’ edhe për një vend në Ligën e Kampionëve.

Është përmendur edhe një ekip si Interi në merkaton e kaluar. Ka pasur ndonjë gjë të vërtetë?

Po, ka pasur. Nuk di shumë detaje, por di që Interi është interesuar dhe ka kërkuar informacione për mua.

Sa është vlera juaj e kartonit?

Janë detaje që nuk më pëlqejnë t’i diskutoj publikisht.

Është përmendur shifra prej rreth pesë milionësh.

Është e vërtetë?

Po, është një shifër e tillë në klauzolë. Do të përballeni me një ekip të madh si Roma… Po, është një skuadër e madhe dhe me lojtarë cilësorë. Të luash me të është bukur për këto arsye, por edhe vështirë për faktin që do të synojmë të bëjmë sa më mirë në Europë. Uroj të kalojmë edhe fazën e grupeve.

Te PAOK, keni qëndruar shpesh edhe në stol. Mendoni se kjo gjë ju ka penalizuar edhe për Kombëtaren?

Jo, nuk besoj. Normalisht që forma e çdo lojtari bazohet në atë që jep në ekipin e tij gjatë vitit, mirëpo trajneri nuk e zgjedh formacionin vetëm në bazë të një apo dy ndeshjeve që ne luajmë apo nuk luajmë në formacion me skuadrat tona.

Mendoni se këtë sezon do të keni më shumë hapësirë?

Kjo është çështje që i takon trajnerit dhe e vendos ai. Unë kam për detyrë që të përgatitem maksimalisht, të bëj më të mirën time për Plzenin si dhe të jem gjithmonë gati për Kombëtaren siç kam qenë deri tani.panoramasport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here