“Hoqën me forcë posterat e LSI-së se do të vinte Rama”, Mehmetaj: Bashkia dhe policia në shërbim të PS-së

0
101

Kandidatja për deputete e LSI-së Kejdi Mehmetaj u shpreh se në Fier kësaj partie i është kërkuar që heqë posterat nga godina se në Fier do të vinte Edi Rama.

Në një intervistë për RTV Ora, Mehmetajt, tha se punonjës së bashkisë së Fierit dhe të policisë së shtetit kanë shkulur shtylla e qytetit dhe të ambienteve private dhe kanë vendosur banera të PS-së.

Mehmetaj: Ne na kanë kërkuar që të heqim posterat nga godina se në Fier do të vinte Edi Rama. A thua se Rama është mbreti i Shqipërisë dhe duhet t’i pastrojmë pamjen se bezdiset. Unë e kam denoncuar me video, se punonjës së bashkisë së Fierit dhe të policisë së shtetit kanë shkulur shtylla e qytetit dhe të ambienteve private dhe kanë vendosur banera të PS-së. Kjo gjë ndalohet me ligj, ndërsa PS ka vazhduar punën gjithë natën edhe duke përdorur punonjës të administratës së shtetit, sikur të ishin punonjës së PS. Unë këto gjëra i kam denoncuar disa herë

Sot na lajmëruan s enë mënyrë të paligjshme, punëtorët e bashkisë, në mënyrë hajdutçe kanë prishur dhe kanë hequr banderolat tona. Kemi kërkuar një arsye pse duan t’i heqin këto banderola dhe me çfarë justifikimi ligjor. Ata na thanë hajdeni në bashki, por më pas nuk na lejuan që të futeshim brenda. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur në asnjë fushatë, që të vijë punonjësi i bashkisë dhe të prishë banerat dhe logot e një partie. Fierit është i mbushur i gjithi me banera të PS-së, por askush nuk është marrë me ta, sepse nuk kemi dashur që të krijojmë konflikt. Ndërsa ata vijnë dhe heqin banerat e LSI-së në një pronë private.

Mehmetaj shtoi se Edi Rama është në frikë dhe në terror për shkak të humbjes dhe ndëshkimit në datë 25 prill.

Mehmetaj: Ne do t’i rivendosim nga e para materialet tona zgjedhore dhe u kemi kërkuar simpatizantëve tanë që të mos shkaktojnë konflikt. Edi Rama është në frikë dhe në terror për shkak të humbjes dhe ndëshkimit në datë 25 prill. Sigurisht që ne kemi bërë denoncimet tona dhe do ta ndjekim këtë çështje. Padia do të jetë kundrejt kryetarit të bashkisë Fier, sepse ka urdhëruar një gjë të paligjshme. Urdhri që ka firmosur Subashi është lënë në një biznes pranë godinës tonë. Kryebashkiaku i Fierit akoma nuk është përgjigjur lidhur me këtë çështje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here