Çani i dhuron timon Ramës: Airbag-u Meta nuk është më, po u përplase nuk ka kush të mbron

0
195

Kryeministri Rama i ftuar  pas 7 vitesh në Zonë e Lirë, ësjhtë provokuar nga gazetari Arian Çani që në momentet e para të intervistës.

Duke qenë se fjala “timon” është kthyer në trend ditët e fundit përsa i përket drejtimit të qeverisë, Çani i ka dhuruar një timon Benz-i.

“Shiko, po të dhuroj këtë timon, është timon Benz-i, unë e di që ti s’i jep makinës, por është dhuratë simbolike. Nuk ka Airbag se këtu ka qenë Ilir Meta, këtu është bosh, o e zë Meta o Basha, po u përplase nuk ka kush të mbron tani, do e mbash?” pyeti Çani kryeministrin.

Rama e pranoi dhuratën e gazetarit dhe i premtoi se do e mbante.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here