Eksploziv një lokali në Vlorë në lagjen ‘Lirimi’

0
161

Rreth orës 03:20, në lagjen “Lirimi” të Vlorës ka ndodhur një shpërthim me pasoja të lehta.Kështu njoftoi Policia e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati, tek një lokal në pronësi të shtetasit R.M., 56 vjeç, e ku për pasojë është dëmtuar vetëm xhami i dritares së këtij lokali.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer me lëndë shpërthyese “Dinamit”, pasi në vendngjarje është gjetur mbetje fitili.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbulimin e autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here