Kushtetuesja si legjenda e “Kostandinit e Doruntinës” nëna Kushtetute, porsi qelqe me vere, i plasi Gjykates ne dere…

0
92
PD NE KUSHTETUESE PER TERRITORIALEN - Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, duke folur per gazetaret, pasi ka depozituar nje kerkese ne Gjykaten Kushtetuese, per anulimin e ligjit per Reformen e re Administrative-territoriale./r/n/r/nBYLYKBASHI FOR TERRITORIAL REFORM - Lawmaker, Oerd Bylybashi, speaks to reporters for territorial reform.

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylikbashi ka reaguar për situatën në të cilën ndodhet Gjykata Kushtetuese.

Ai shkruan për gjendjen e rëndë ku ndodhet ky institucion duke shtuar se tetë anëtarë u larguan për shkak të vetingut dhe dorëheqjeve duke lënë këtë institucion vetëm me një anëtar. Bylykbashi bën paralelizëm me legjendën ‘Kostandini dhe Doruntina’, ku vëllezërit e kësaj të fundit vdiqën nga lufta dhe mortaja.

“Legjenda e Kushtetutit dhe Doruntines. Kjo puna e Gjykates Kushtetuese ka kapur dimensionin e legjendes. E kemi te shkruar ne Kushtetute por nuk egziston ne realitet, madje sot te duket se nuk ka egzistuar fare, por eshte nje perralle.

Fiks si legjenda e Kostandinit dhe Doruntines. Dikur ishin 9 anetare te nje trupe. ‎8 anetare iken nga pensioni, doreheqjet dhe vetingu, ashtu si vellezerit e Doruntines qe vdiqen nga lufta dhe murtaja. Ne fund mbeti nje anetare qe, pa shprese, pret ta zevendesojne sepse i ka mbaruar mandati.

Diku, ne shtigjet e askundit, enden shpirtrat e anetareve qe do mbushin shtepine e braktisur te Gjykates. Anetarja e vetmuar, pret te vije anetari qe do ta zevendesoje dhe me trishtim kujton deren e lavdishme te Gjykates qe dikur, me trimeri i kthente ligjet kryeministrave duke mbrojtur Kushtetuten. Dikur……. Nderkohe mbi varrin e Kushtetutit mbin bari i antikushtetutshmerise se barbarise se Kryeministrit, ndersa nena Kushtetute, porsi qelqe me vere, i plasi Gjykates ne dere…”, shkruan Bylikbashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here