650 mln euro borxh/ Bardhi nuk ja përtoj Ramës: Kryeministër i dështuar!!! Do lash borxhin që more në 2015

0
105

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar Edi Ramën dhe deklaratën e tij se qeveria ka arritur suksese pasi ka marrë 650 milionë euro borxhe.

Sipas Bardhit, Rama me 200 milionë euro do lajë borxhin e vitit 2015 dhe pjesën tjetër do ua kalojë oligarkëve.

‘Vëmendje! ‘Sukses’ i jashtëzakonshëm: Qeveria ka marrë 650 milionë euro borxh!

Vëmendje! 200 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për të shlyer borxhin e vitit 2015!

Vëmendje! 450 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për t’i ndarë me 5 oligarkë në projekte PPP.

Kryeministër i dështuar, me Qeveri të falimentuar, që vazhdon të mendojë vetëm për 5 njerëz dhe ka braktisur 3 milionë shqiptarë’, shkruan Gazment Bardhi në faqen e tij në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here