Rama në delir: Do jem në pushtet deri në 2029!! E quajti sukses faktin që qeveria e tij mori një tjetër borxh…

0
108

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se partia që ai drejton do të jetë në pushtet deri në vitin 2029. Në një konferencë për mediat, Rama e quajti sukses faktin që qeveria e tij mori një tjetër borxh 650 milionë euro dhe deklaroi se suksesi i reformave është i dukshëm.

Për këtë arsye, ai shtoi se do të fitojë mandatin e radhës të zgjedhjeve dhe një mandat tjetër deri në 2029.

“E vërtetë është që paguajnë taksa se më parë, por nuk shoh si një pasojë të çlirimit të biznesit të vogël, që të ikë biznesi i madh fare nga Shqipëria, se nuk do t’i lërë biznesi i vogël të bëjnë evazion. Kjo do të bëhet, shqiptarët që merren me punë krijuese, që nuk rrinë në Facebook gjithë ditën dhe kërkojnë më komente gjëra nga më të çuditshmet, apo ata që nuk ankohen dhe qahen gjithë ditën, meritojnë respektin e qeverisë. Ata shqiptarë që janë në majë të malit apo të fund të hartës buzë detit, dhe që kanë një biznes të vogël familjar, do të jenë drita e syve të qeverisë tonë deri në vitin 2029”, tha Rama.

Deri pak ditë më parë kryeministri deklaronte se i mjaftonte mandati i tretë qeverisës, por mesa duket tashmë ëndrrat janë më të madhe për një mandat të katërt. Sa më shumë afrohen zgjedhjet aq më shumë kryeministri shton dhe fitoret imagjinare të mandateve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here