Kontrolli i pasurisë tremb gjyqtarët dhe prokurorët e Krimeve të Rënda, shumica refuzojnë kalimin në SPAK

0
218
TIRANE, 25.07.2010 - Godina e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. ATSH.Foto: Agim Dobi

Ligji për luftën ndaj korrupsionit dhe ngritja e SPAK, pritet që të sjellin një tërmet në gjyqësorin dhe politikën shqiptare. Gangrena më e madhe në Shqipëri është korrupsioni dhe qëllimi i reformës është pikërisht pastrimi prej tij. Kjo do të realizohet përmes SPAK, e cila me mbështetjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të kontrollojë gjyqtarët dhe politikanët. Pritet që më 22 shtator, ligji në fjalë të miratohet dhe pastaj do fillojë gradualisht shkrirja e Gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Por çfarë do të ndodhë me gjyqtarët dhe prokurorët aktualë? Sipas ligjit, të parët që kanë të drejtë të garojnë për të qenë pjesë e SPAK, janë anëtarët aktualë të Krimeve të Rënda. “Përveç rasteve kur ekzistojnë shkaqe për ndërprerjen e detyrës në përputhje me ligjin, gjyqtarët në detyrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë ose Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, konsiderohen magjistratë të ngritur në detyrë në nivelin përkatës në Gjykatat Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në momentin e krijimit të tyre, me kushtin që të plotësojnë kushtet e sigurisë të vendosura në ligjin specifik”, thuhet në ligj. Mirëpo gazeta u interesua pranë kësaj gjykate dhe jo të gjithë do pranojnë të jenë pjesë e SPAK. Sipas burimeve, pasi të miratohet ligji, vetë Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të dalë me një qëndrim zyrtar, por mësohet se një pjesë e madhe e gjyqtarëve të saj do të kalojnë si gjyqtarë të thjeshtë, duke mos pranuar të jenë pjesë e SPAK, kjo për shkak të rregullave tepër të ashpra. Që në fillim të vitit, gjyqtarët e kësaj gjykate e kanë kundërshtuar ashpër ngritjen e SPAK dhe kontrollet që do ushtrohen ndaj tyre, e për këtë arsye një pjesë e tyre pasi të shkrihet gjykata, do pranojnë që të kalojnë gjyqtarët në shkallët e tjera dhe nuk do kandidojnë për të hyrë në SPAK. Sipas ligjit, çdo gjyqtar do jetë në përgjim të vazhdueshëm bashkë me familjarët, do i kontrollohen llogaritë dhe nuk do ketë privatësi. Por kjo jo nga të gjithë pranohet.

Prokurorët

Në ligj është përcaktuar dhe se si do veprohet me prokurorët aktualë te Krimet e Rënda. Nëse ata plotësojnë kriteret, konsiderohen si magjistratë të promovuar në Prokurorinë e Posaçme në momentin e krijimit të saj, me kusht që ata të plotësojnë kushtet e sigurisë të përcaktuara në ligjin specifik, vetëm në rast se nuk ka arsye për të përfunduar para kohe mandatin në kuptim dhe zbatim të kreut për ndërprerjen e mandatit të këtij ligji ose si rezultat i procesit të rivlerësimit në përputhje me këtë ligj. Aktualisht Prokuroria e Krimeve të rënda ka 5 prokurorë dhe ata nëse pranojnë kushte dhe i kalojnë me sukses verifikimet mund të kalojnë te SPAK. Mirëpo mësohet dhe se mes tyre do ketë nga ata që nuk do pranojnë.

Roli i SHBA-BE

Për emërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Strukturën Speciale Antikorrupsion do ketë rol të rëndësishëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë, anëtarët e të cilit do zgjidhen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Por për emërimin e tyre do ketë rol të rëndësishëm SHBA dhe BE, duke treguar se në Prokurorinë dhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda do vendosën njerëz që do i mbijetojnë ekspertizës së tyre. Nga ana tjetër, aty do ketë dhe ekspertë të SHBA-BE që do japin asistencë për arrestime VIP.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency