Meta shpërthen ndaj Bashës: E nise me çadër dhe e mbylle me oligarkët

0
168

Nga Lushnja, Ilir Meta ka akuzuar Partinë Demokratike duke thënë se e nisën tek çadra e lirisë dhe e mbyllën tek çadra e oligarkisë.

Ai tha se LSI do të jetë forcë e parë për të gjitha nënat dhe gratë që u çmendën nga politikanët e çadrave.

“LSI forcë e parë për të gjitha nënat dhe gratë e Shqipërisë që u çmendën nga politikanët e çadrave, që e nisin tek çadra e lirisë dhe e mbyllin tek çadra e oligarkisë. LSI forcë e parë për vajzat e djemtë tuaj këtu në Lushnjë dhe në gjithë Shqipërinë që të kenë një të ardhme të sigurt. Kjo e ardhme e sigurt kërkon LSI-në forcë të parë që ul taksa dhe hap vende pune. Një drejtim të ri, me vizion të mençur”, tha Meta.

Gjithashtu Meta tha se “jemi krenar qe kemi në krye të listës së Fierit kryeministrin e ardhshëm Petrit Vasilin, i cili e njeh shumë mirë këtë qark dhe do bëjë që qarku i Fierit të jetë qendra e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here