Si e ‘harroi’ Rama premtimin: Nuk bëhemi kosh plehrash toksike për njerëzit e dëshpëruar, zgjidhje e rrezikshme

0
265

Kryeministri Edi Rama u bë kryelajm në median italiane dhe ndërkombëtare, pasi pranoi një projekt të propozuar nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni për ngritjen e një qendre gjigante refugjatësh në Shqipëri.

Të gjithë refugjatët që kapen në Itali, do sillen në Shqipëri në një zonë mes Shëngjinit dhe Gjadrit në Lezhë. Bëhet fjalë për mijëra refugjatë në muaj dhe dhjetëra mijëra në vit. Një shifër paraprake është 36 mijë refugjatë në vit.

Por në vitin 2018, ishte vetë Edi Rama që e kundërshtoi një projekt të ngjashëm të Bashkimit Europian. Në atë kohë, Rama do shprehej se kjo është një zgjidhje e rrezikshme. Madje Rama theksonte se Shqipëria nuk do bëhej ‘një kosh mbetjesh toksike me njerëz të dëshpëruar’.

Këto komente Edi Rama i bëri për gazetën e madhe gjermane, BILD. Por intervista në fjalë bëri jehonë dhe bujë në shumë media të mëdha gjermane, por edhe angleze, franceze dhe italiane.

Kreu i Parlamentit Europian, Antonio Tajani kishte propozuar që dy kampet e refugjatëve të ngriheshin në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Në listë ishin edhe disa vende të Afrikës Veriore, por secili kishte kundërshtuar.

“Ne kurrë nuk do pranojmë kampe të tilla refugjatësh të BE-së,” tha Rama për BILD.

Sipas tij, të kesh këto kampe do të nënkuptonte ‘hedhjen e njerëzve të dëshpëruar diku si mbetje toksike që nuk i dëshiron askush’.

Rama deklaroi gjatë intervistës se edhe në këmbim të anëtarësimit të vendit në BE, Shqipëria do të pranojë ngritjen e kampeve të tilla.

“Nuk e kam menduar kurrë të bëj një gjest heroik për të fituar anëtarësimin si një gjest mirënjohjeje në këmbim”.

“Shndërrimi i Shqipërisë në përballuesen e valës së refugjatëve të Europës është një zgjidhje e rrezikshme,” tha Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here