Ben Blushi: Ata që hynë në grevë urie për të hapur kutitë, sot duhet të skuqen nga ky referendum

0
110

Deputeti socialist Ben Blushi kritikoi ashpër kolegët e tij në Partinë Socialiste.

Ai ka thene sot, se ata që hynë në grevë urie duke i kërkuar Sali Berishës të hapë kutitë, duhet të kenë turp nga referendumi i së shtunës.

“Atëherë hynë në grevë urie për të hapur kutitë, por sot kanë bërë atë që bëri Saliu atëherë. Duhet të skuqen. Kolegët e mi kanë shkuar për të trukuar dhe kanë mbushur kutitë kudo në vend. Kjo u vërtetua me pamje nga mediat”, tha Blushi.

Blushi saktësoi se edhe pse “është e nevojshme”, nuk do të hyjë në grevë urie për hapjen e kutive. “As nuk do e çoj PS-në në gjykatë, pasi nuk fajësoj partinë, por Rilindjen.

Ky është vesi i trukimit të garës, që nuk është i partisë fatmirësisht, por i Rilindjes”, shtoi Blushi.

“I them shqiptarëve se demokracia në PS po cënohet rëndë dhe qeverisja po dëmtohet. Kur nuk ka liri, nuk ka qeverisje të mirë”, nënvizoi Blushi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here