Kirurgu që u godit në spitalin e Shkodrës, ka realizuar operacionin më të rrallë në botë

0
210

Një mjek është goditur në oborrin e spitalit rajonal të Shkodrës. Mësohet se mjeku i sulmuar është kirurg në këtë spital dhe quhet Besmir Grizha. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para pak minutave dhe dyshohet se është për shkak të detyrës. Sipas të dhënave të para dyshohet se ai është goditur me grusht dhe mjete te forta nga familjari i një pacienti të tij dhe sherri ka qenë për shkak të detyrës.

Autori quhet Ali Kopliku i cili sipas policisw ka pasur edhe më parë precedentë penalë. Kirurgu shkodran iu përgjigj thirrjes së të afërmit për takim dhe më pas është qëlluar me grushte në fytyrë. Por Grizhja nuk është mjek i zakonshëm. Ai ka marrë pjesë në një prej operacioneve më të rralla në botë që përfundoi me sukses.

Kështu, Grizhja, së bashku me dy kirurgë të tjerë, kanë realizuar në muajin shkurt të këtij viti një ndërhyrje të rrallë kirurgjikale vaskulare ndaj një pacienteje. Ajo kishte arteria ishiadike perizistente aneurizmatike me ishemi të këmbës, ku rrezikonte prerjen e saj. Operacioni, i cili ishte i 168-ti në botë që nga viti 1960, u krye me sukses.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here