Haradinaj: Epopeja e Koshares ishte vendimtare për epilogun e luftës për liri

0
149

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot, me rastin e 24-vjetorit të Betejës së Koshares bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare.

 

Haradinaj u shpreh se Epopeja e Koshares ishte vendimtare për epilogun e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Epopeja e Koshares, një luftë mjaft e përgjakshme ka qenë në atë kohë vendimtare për epilogun e luftës tonë, jo vetëm për luftimet këtu në kufi shqiptaro-shqiptar, por për të gjithë luftën. Pa këtë luftë të Koshares, lufta jonë për liri nuk do të ishte”, u shpreh Haradinaj.

Beteja e Koshares, më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, ishte njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë kishte shënuar jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i kishte hapur rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës./Kosova Press/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here