Rama sulmoi Voltanën, Basha: Palo burrë, je modeli i shpifur i republikës së vjetër

0
230

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas sulmit të Kryeministrit Edi Rama ndaj kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi.

Përmes një deklarate për mediat, Basha thotë se Kryeministri Rama është modeli i shpifur i Republikës së Vjetër.

Kryedemokrati shprehet gjithashtu se gjatë tubimit në Shkodër dha shembullin më të keq para të rinjve kur fyeu kryebashkiaken Ademi, një grua, nënë e qytetare.

Kujtojmë se Edi Rama ndër të tjera deklaroi sot në Shkodër se Voltana Ademin nuk do ta punësonte as si magaziniere.

Reagimi i kryetarit të PD Lulzim Basha:

Cdo i ri, kur thirret në një takim nga kryeministri i vendit, me të drejtë pret të dëgjojë ide, argumenta, vizione, projekte që do ta preknin jetën e tij, të ardhmen e tij.

Ndërsa sot, Rama u tregoi qartazi të rinjve në Shkodër, se cfarë nuk duhet të jetë politika. U tregoi llumin e tranzicionit që është ende prezent në Shqipëri 27 vite pas nisjes së pluralizimit.

E nisi dhe e mbaroi takimin duke fyer rëndë një kryetare bashkie, një shkodrane, një qytetare, një nënë, një grua.

Paturpësisht dhe në sy të disa 18 vjecarëve, të cilët i ka ndëshkuar duke mos dhënë asnjë fond për qytetin e tyre vetëm sepse shkodranët nuk e kanë votuar.

Sulmet e përsëritura të Ramës ndaj zonjës Voltana Ademi, nxjerrin në pah një të vërtetë. Ky palo burrë, cmon gratë që i nënshtrohen, që i fyen, që i sundon, që i binden, që i nëpërkëmb. Ose gratë me të cilat ndan biznesin, aferat, koncesionet dhe bankat private.

Një zonjë që e kundërshton, që nuk i nënshtrohet, që reagon me dinjitet, ai e ka frikë ndaj dhe e sulmon si frikacak.

Ky është Edi Rama. Me cdo vilmanush e cdo linditë që bën lekë me të, që e pranon si shef, që ja pertyp fyerjet dhe fodullëkun, ai e ka në rregull. Por me cdo grua që mendon ndryshe, që ka krenari dhe forcë për të mos u përkulur, atë e kap një frikë e madhe që as nuk e fsheh dot.

Ky është modeli i shpifur politik i republikës së vjetër që po zhduket.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here