50 kg drogë në apartament, arrestohet shqiptari

0
126
foto ilustruese

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, që ka sekuestruar 50 kg marihuanë, një dozë kokainë dhe 5 gr hashash, në një banesë. Përveç shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, në pranga është vënë edhe një italian, nënshkrues i kontratës së qirasë së apartamentit ku u gjet droga.

Mëngjesin e së enjtes, në Perugia, gjatë një kontrolli, karabinierët kanë vënë re prezencën e shqiptari, ndaj të cilit rëndonte një urdhër-dëbimi nga Italia. Ai u përpoq t’ia mbathte, por u arrestua. Në xhep iu gjet çelësi i një apartamenti.

Efektivët kontrolluan banesën, ku gjetën edhe sasinë e drogës, si dhe 700 euro.

Në banesë, më vonë shkoi edhe italiani, 31 vjeç. Ai dhe shqiptari formuan versione të ndryshme rreth pranisë së drogës në apartament.

Sot, gjykata vendosi masën e arrestit me burg ndaj shqiptarit, ndërsa italiani u la nën arrest shtëpiak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here