Merimanga që po tmerron internetin

0
374

Kjo merimangë e njohur si “gjuetarja gjigante” është kthyer në sensacion gjatë kësaj jave në internet.

E quajtur Charlotte, ajo u shpëtua vitin e shkuar nga mbrojtësit e kafshëve në Australi dhe tani jeton në “paqe” në fermën e tyre. Bazuar nga fotot dhe komentet e shumta në internet, kjo merimangë mund të jetë më e madhja e llojit të saj, e gjetur ndonjëherë më parë në Australi.

merimanga

Në fakt fotot datojnë një vit më parë, por këtë javë ato u shpërndanë me mijëra herë, me përdorues të shumtë që shprehen të terrorizuar nga madhësia e kësaj merimangë.

Gjuetaret janë lloji më i zakonshëm i merimangave në Australi dhe ndonëse zakonisht janë të mëdha, është e pazakontë të shohësh një që e ka këmbën rreth 15 centimetra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here