Studimi alarmues/ Mikroplastikat gjenden për herë të parë në gjakun e njeriut

0
120

Mikroplastikat janë copëza shumë të vogla rreth 5 mm të plastikës, të cilat për herë të parë janë gjetur në gjakun e njeriut.

Ky zbulim tregon se këto copëza mund të udhëtojnë në trupin e njeriut dhe të gjejnë vend në organet tona. Studiuesit janë të shqetësuar se ato mund të shkaktojnë dëme tek qelizat.

Shkencëtarët në Hollandë, morën kampione nga 22 persona anonimë, të cilit kishin shëndet të mirë dhe i analizuan.

Ata arritën të gjejnë mikropastikat në gjakun e  17 nga 22 vullnetarëve, fakt të cilin e konsiderojnë “ekstremisht shqetësuese”.

“Studimi ynë është treguesi i parë, se ne kemi copëza polimeri në gjakun tonë, është një zbulim i madh”, tha Profesor Dick Vethaak për The Guardian.

Studime të mëparshme kanë sugjeruar se gëlltitja e mikroplastikave shkakton vdekjen e qelizave dhe reaksione alergjike tek njerëzit.

Po kështu, një tjetër studim i vitit 2021, tregonte se mikroplastikat mund të sjellin inflamacion të zorrëve tek kafshët, ndërsa mund të shkaktojnë inflamim të sistemit tretës tek njerëzit.

Një numër i jashtëzakonshëm i mbetjeve plastike depozitohen në mjedis dhe kanë kontaminuar të gjithë planetin, përfshirë oqeanet.

Njerëzit i hanë copëzat e vogla të plastikës, nëpërmjet ushqimit dhe ujit, por edhe nëpërmjet sistemit të frymëmarrjes. Mikroplastikat janë gjetur edhe në jashtëqitjet e njerëzve, nga foshnjat deri tek të rriturit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here