Ivi Kaso: Numërimi elektronik mund të bëhet që zgjedhjet e ardhshme, nëse ka vullnet politik

0
115

Sekretari për çështjet zgjedhore pranë PD Ivi Kaso ka folur për Reformën Zgjedhore dhe ecurinë e saj. “Gjithashtu është zgjeruar liria e Presidentit për të dekretuar ai datën e zgjedhjeve.” – shtoi Kaso. Shqetësimi kryesor i opozitës gjatë kësaj reformë është garantimi i të drejtës së qytetarëve për votime të fshehta dhe të lira, duke rritur kështu besimin e qytetarëve tek procesi i zgjedhjeve. Ndryshimi i sistemit elektoral nuk do garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj opozita nuk i ka mëshuar shumë kësaj pike, ka shtuar Kaso. “Edhe pse ne nuk kemi propozuar gjë ende, ndryshimin e sistemit nuk do ta kundërshtojmë, dhe e vërteta thënë, kjo pikë nuk është diskutuar ende në Këshillin Politik. Kjo çështje e nxehtë, sikurse dhe Qeveria Kujdestare, apo rolin e policisë në zgjedhje. Për zgjedhjet e ardhshme është e mundshme, nëse ka vullnet politik për numërimin e votave në mënyrë elektronike. Për votimin e emigrantëve, është propozuar dhe ka filluar puna për garantimin e së drejtës së tyre për t’u shprehur nëpërmjet votës. Në fund, z. Kaso ka thënë se përfundimi i Reformës Zgjedhore brenda afatit të 31 majit varet nga vullneti politik i mazhorancës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here