Itali-Shqipëri, arrestohet tifozi shqiptar që hodhi tymuesen në stadium

0
170

Policia invetigative italiane ka identifikuar , bllokuar e arrestuar tifozin shqiptar i cili gjatë ndeshjes së ndjeshme, Itali-Shqipëri, të zhvilluar në stadiumin Renzo Barbera të qytetit të Palermos hodhi bombë tymuese duke shkaktuar ndërprerjen për disa minuta të lojës .
Me anë të imazheve të sistemit të video mbikqyrjes së stadiumit, policia italiane ka mundur të identifikojë autorin e këtij momenti të shëmtuar të ndeshjes, duke e arrestuar me akuzën e shkeljes së normave që disiplinojnë manifestimet sportive.
Gjithashtu policia italiane informon se janë rreth 77 tifozë të tjerë shqiptarë, të cilët janë identifikuar po nga videot e telekamerave të sigurisë në stadum, të cilët po hetohen të lirë, duke u ekzaminuar sjellja e tyre përgjatë zhvillimit të ndeshjes si dhe përgjegjësia e rrëmujave të shkaktuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here