Tensioni ndëretnik/ Huliganët maqedonas tentojnë të djegin muzeun e alfabetit shqip në Manastir

0
135

Disa persona të paidentifikuar kanë sulmuar muzeun e alfabetit në Manastir në ditën e festës së mësuesit. Sipas agjencisë ‘Zhurnal’ muzeut i janë thyer xhamat dhe është tentuar të digjet. Dyshohet se sulmi ka ardhur nga 4 huliganë maqedonas të maskuar të cilën urrejnë shqiptarët.

Sipas ministrisë së Brendshme në Maqedoni, në orët e para të mëngjesit të sotëm 4 persona të maskuar kanë tentuar t`i vënë flakën Shtëpisë së Alfabetit shqip në Manastir.

“Policia e Manastirit ka siguruar kamerat e sigurisë dhe një shishe molotovi e ka nisur për ekspertizë kriminalistike në Shkup, që të mund të sigurohen provat e nevojshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Është kyçur edhe sektori i krimit të organizuar dhe shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit. Është urdhëruar edhe hapja e verifikimeve operative dhe plan operativ”, thuhet në njoftimin e ministrisë maqedonase.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here