Vuçiç: Kosova është pengesa më e vështirë për integrimin e Serbisë

0
157

Kosova është çështja më e vështirë me të cilën Serbia duhet të përballet, për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Deklarata vjen nga kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili në një takim me përfaqësues të Komisionit dhe Këshillit Evropian tha se Kosova është pengesa më e vështirë për integrimin e Serbisë.

Ndër të tjera Vuçiç ka theksuar se megjithatë, Serbia është e përkushtuar drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane.
“Rruga më e vështirë është kaluar me shumë punë. Mirëpo tani Serbia e ka të vështirë kapitullin e 35-të mbi Kosovën. Por Serbia mbetet e përkushtuar drejt anëtarësimit në BE”, ka thënë Vuçiç, raporton B92, transmeton Klan Kosova.

Kryeministri serb ka thënë se qytetarët serbë e shohin BE-në si një makineri që u bën presion rreth Kosovës. “Qytetarët serbë herë pas here e shohin BE-në si një lloj makinerie që u bën shumë presion për shkak të Kosovës, e cila ka qenë gjithmonë problemi më i madh i BE-së në regjionin tonë”, ka deklaruar ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here