Dhunon gruan dhe e kërcënon me jetë në sy të fëmijëve, pranga shqiptarit në Itali

0
162

Ka sulmuar gruan dhe ka arritur në atë pikë sa e ka kërcënuar me një çekiç të madh. “Do të bëj ta mbyllësh darkën në një pellg gjaku”, ka deklaruar. Gjithçka ka ndodhur para syve të tre fëmijëve të terrorizuar, që i përgjëroheshin të ndalonte.

Një 60-vjeçar shqiptar është arrestuar të martën në darkë nga Policia e Riminit, e cila ndërhyri në rrugën “Curiel”. Urgjencën dhe policinë e kanë lajmëruar nënë e bijë, të cilat iu kanë treguar agjentëve për sulmin e burrit.

Sipas policisë, 60-vjeçari nuk ishte hera e parë që kishte sjellje të dhunshme në familje.
Pavarësisht prezencës së agjentëve të policisë, shqiptari ka vijuar agresionin dhe kërcënimet ndaj fëmijëve nëse iu kishin treguar diçka policëve. Ai u arrestuar për dhunë në familje dhe u dërgua në burgun e Riminit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here