Foto/ Urinonte në shtrat, 5 vjeçari vritet nga njerku

0
247
Një  5-vjeçar është gjendur i vdekur pasi njerku i tij i tha të vraponte për disa kilometra në të brendshme si ndëshkim që kishte urinuar në shtrat.

Trupi i Yanis u zbulua natën e shkuar në një kanal pranë shtëpisë së tij në Aire-su-la-Lys, në St. Omer, në Francën veriore.

Vogëlushi  i cili kishte veshur vetëm pantallona dhe çorape, kishte hundën e thyer dhe sipas ekspertizës mjeko-ligjore kishte pësuar një atak në zemër.

Mamaja e tij 22 vjeçe dhe njerku 30-vjeçar janë arrestuar dhe janë duke u marrë në pyetje, në lidhje me abuzimin fizik ndaj djaloshit.

Policia franceze është duke punuar me teorinë se “djali u ndëshkua sepse kishte urinuar në shtrat”.

Sipas një zëdhënësi të policisë, hetimi duhet të vazhdojë për të gjetur shkaqet e vdekjes së vogëlushit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here