“Nuk e ha mallin e dikujt që më ka vra anëtarët e familjes”, çfarë po paralajmëron Spartak Ngjela!!!

0
151

 Spartak Ngjela gjithmonë është dalluar për mendimet e tij nacionaliste duke mbrojtur tezën e mos-coptimit të trojeve shqiptare që ka filluar me Konferencën e Berlinit dhe më pas me Konferencën e Ambasadorëve në Londër ku ju dha goditja përfundimtarre ëndrrës për një Shqipëri të madhe. Avokati gjithashtu mbështet edhe çdo vendim të liderëve të Kosovës që nuk duan ndarjen e kufijëve të Kosovës.

Ai sot ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook një postim ku shihet kryeministri Ramush Haradinaj me mbishkrimin “Nuk e ha mallin e dikujt që më ka vra anëtarët e familjes”, duke e shoqëruar me fjalët se shqiptari po ringjallet.

Ky postim i Ngjelës vjen si pasojë e presionit që po i bëhet kryeministrit Haradinaj nga ndërkombëtarët për të hequr taksën 100 % mbi mallrat serbe. Kujtojmë se Ambasadori Amerikan në Kosovë doli dje duke përplasur derën nga takimi me zyrtarët kur po diskutonin për taksën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here