Përfundon mbledhja e grupit parlamentar në PD/ VENDIMI: Nuk do bojkotohet Kuvendi

0
96

Është mbyllur mbledhja e grupit parlamentar te PD-së.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratrike u mblodh ditën e sotme në orën 19:00, vetëm një ditë para seancës së radhës parlamentare ku pritet të votohet qeveria e re.

M Mësohet se vendimi kryesor i marrë nga kjo mbledhje është se Opozita nuk do ta braktisë më Kuvendin dhe të dalë nga salla.

Kujtojme se sot, kryeministri Edi Rama ka nxjerrë të plotë programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Në programin për 4 vitet e katër vitet e ardhshme, premtohet që ekonomia do të rritet çdo vit me 4.5%, e me këtë ritëm do të ketë edhe lëvizje në paga, me të paktën 40%, ndërsa ato të administratës pritet që të kalojnë deri në 850 mijë lekë.

Për këtë çështje dhe për votëbesimin e qeverisë, nesër në Kuvend janë parashikuar 4 orë fjalim. Në orën 13:00 është parashikuar që kreu i qeverisë t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve deri në orën 16:00.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here